Janë të shumtë italianët që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar e punuar. Gazeta “Il Fato Kuotidiano” ka marrë shembullin e një 30-vjeçareje që ka lënë Italinë dhe e sheh veten të realizuar në vendin tonë.

Që italianët zgjedhin tashmë Shqipërinë për të punuar e jetuar nuk përbën më një çudi! E shumtë ka qenë edhe vëmendja mediatike për italianët që lënë vendin e tyre për një vend si Shqipëria.

Mediat italiane kanë veçuar ketë herë rastin e 30- vjeçares Ida Nastasi, e cila në Itali nuk arrinte të gjente një punë që nuk ishte e përkohshme, ndaj vendosi që të vizitojë të fejuarin e saj në Tiranë. Sot punon në një agjenci ueb marketing, si editore dhe copywriter.

“Jugu në vendin tim është dëshpërues”, thotë për Il Fato Quotidiano që i ka kushtuar një reportazh shqiptares së lindur në vendin fqinj.

Ndjej nostalgji për shtëpinë, më pas mendoj se ajo që gjeta këtu, atje nuk do të kishte qenë e mundur. Sot në Tiranë jetohet mirë” – thotë ajo për gazetarët.

Shpreson të shkojë sërish familjes së saj dhe të gjejë një punë të qëndrueshme në Itali, por për momentin kjo i duket utopi, e bërë realitet në Tiranë.

Ida është vetëm një nga 19 000 italianët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, duke e konsideruar këtë një zgjedhje afatgjatë.

Tv Klan