Ky është momenti kur skuadra e lëvizshme e policisë së Bozanos në Itali arrestoi shqiptaren 21-vjeçare Alba Bugjzi. Ajo jetonte në Itali pa leje qëndrimi dhe akuzohet për tentativë zhvatjeje.

shqiptarja prosti

Hetimet nisën në fund të muajit Mars kur një person u paraqit në polici dhe rrëfeu se kishte njohur në tetor të vitit 2015, një prostitutë shqiptare në rrugët e qytetit.

Pas disa takimesh, ajo i kishte kërkuar 100 mijë euro duke e kërcënuar se në rast të kundërt do ta denonconte që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe se kishte foto komprometuese për të.

Të premten, ky person, gjithmonë nën vëzhgimin e agjentëve të policisë i dorëzoi vajzës përpara një ndërtese publike një zarf me bankënota të printuara dhe fotokopjuara nga vetë efektivët e skuadrës së lëvizshme.

Pas dorëzimit të parave kanë hyrë në lëvizje agjentët e policisë që kanë arrestuar menjëherë 21-vjeçaren shqiptare.

Është ndaluar edhe një tjetër shqiptar 25-vjecar me iniciale K. J., edhe ky pa leje qëndrimi, i cili akuzohet për bashkëpunim, pasi shoqëroi vajzën në vendin e shkëmbimit të parave. Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse vajza që bënte një jetesë mjaft të mirë, kishte arritur të mashtronte të tjerë klientë.

TV Klan