Jimmy Carter, Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, festoi ditëlindjen e tij të 100-të të martën, duke e bërë atë ish-presidentin e parë që arriti këtë moment historik.
Carter, në një paraqitje të rrallë publike, festoi ditëlindjen në kopshtin e shtëpisë së tij në Xhorxhia së bashku me familjen dhe miqtë. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte në një karrige me rrota, ndërsa katër avionë të luftës së dytë Botërore fluturuan në qiell për ta nderuar atë.
Nipi i Carter, Jason, tregoi për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit dhe zbuloi gjithashtu se për kë dëshironte të votonte ai në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Kur e pyetëm nëse ishte i emocionuar për ditëlindjen e tij të 100-të, ai tha: “Jam i emocionuar për këtë, por jam shumë i emocionuar të votoj për Kamala Harris.”
Për nder të tij u mbajtën edhe disa koncerte duke patur parasysh edhe pasionin e tij për muzikën.
Dalja e tij e fundit publike ishte gati një vit më parë në funeralin e gruas së tij Rosalynn. Dyshja ishin çifti i parë i martuar më jetëgjatë, i martuar prej 77 vitesh.
Carter ia kushtoi vitet e tij të jetës pas largimit nga detyra punës humanitare dhe fitoi më shumë mbështeje si ish-President sesa si President. Kur ishte ende i aftë fizikisht, Carter udhëtoi nëpër botë në mbështetje të demokracisë dhe iniciativave të shëndetit publik.
Klan News