#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Në 7 Korrik të 1991, kur pjesa më e madhe e shqiptarëve ishin të hipur mbi anijet drejt Italisë, Sazan Fisheku, një atlet i kërcimit me shkop arriti të thyejë rekordin kombëtar shqiptar, gjatë garave të zhvilluara në kampionatin e lojërave mesdhetare në Athinë. Ai vendosi rekordin 5 metra e 40 centimetra. 33 vjet më pas ky rekord mbetet i pathyer. Me këtë rekord dhe të drejtën për të marrë pjesë në lojërat olimpike të Barcelonës, Sazan Fisheku zgjodhi rrugën e emigrantit. Ai vendosi të bëhej picajol në një qytet të jugut të Italisë. Pas 33 vitesh Sazan Fisheku ka arritur të ketë një lloj suksesi ka hapur një piceri të quajtur ‘Piceria Sazan’ në jug të Italisë dhe gjatë kësaj vere ishte edhe në Shqipëri. Opinion solli pikërisht historinë e tij të rrallë.

Intervistë me Sazan Fishekun