Trupat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Vuhledar, të cilin forcat ukrainase e kanë mbrojtur që nga fillimi i agresionit rus.

Komanda ushtarake lindore e Ukrainës në një deklaratë i bëri thirrje trupave që të tërhiqen nga kjo zonë. Në këtë video duken ushtarë rusë me flamuj në çatitë e ndërtesave të ndryshme në Vuhledar.

Qyteti, i cili kishte një popullsi prej mbi 14,000 banorësh para luftës është totalisht i shkatërruar. Gjatë ditëve të fundit sipas asaj që raporton BBC ushtarët ukrainas tentuan të largoheshin, por shumë prej tyre u plagosën dhe u vranë nga dronët dhe artileria ruse.

Nga ana tjeter Presidenti Volodymyr Zelenskiy deklaroi se Ukraina po rrit me shpejtesi prodhimin e armëve dhe droneve.

“Sasia e përgjithshme e dronëve që ne jemi në gjendje të prodhojmë në Ukrainë në vit është katër milionë. Më shumë se 1.5 milion drone jane porositur për t’u prodhuar. Tashmë po përdorim një lloj të ri të armës ukrainase raketën dron me rreze të gjatë Palianytsia”.

Sipas presidentit ukrainas nën sulmet e vazhdueshme ruse, ukrainasit ishin në gjendje të ndërtonin një industri praktikisht të re të mbrojtjes. Ukraina trefishoi prodhimin e saj të përgjithshëm të armëve vendase në vitin 2023.

Klan News