#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Opinion sjell historinë e dy shqiptarëve të cilët emigruan shumë herët në SHBA dhe këtë vit u kthyen së bashku me miqtë e tyre amerikanë për të bërë punë vullnetare në Tropojë për një kohë të gjatë. Ndërtuan një çerdhe, një kamp veror për fëmijë dhe një qendër ‘remote’ në të cilën mund të punosh nga Tropoja për kompanitë e mëdha amerikane.