Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar dënimin e 24 deputetëve si një vendim politik të Edi Ramës, i cili sipas tij i trembet aksionit opozitar të 7 Tetorit.
“Sot narkoregjimi njëlloj sikur të ishte Maduro i Venezuelës, i tmerruar nga revolta e deputetëve, i lebetitur nga 7 tetori që po afron mori masa ndëshkimore dhe përjashtoi për herë të parë në historinë 32 vjeçare pluralizëm, përjashtoi 24 deputetë nga përlamenti, ndër të cilët përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar pasi ka burgosur zv. kryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm të PD dhe 22 deputetë të tjerë”, tha Berisha.
Tv Klan