Hailey dhe Justin Bieber do të bëhen prindër. Lajmin e bënë të ditur vetë çifti përmes rrjeteve të tyre sociale ku ndanë një sërë fotosh dhe një video të këndshme të tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se modelja e njohur është pak më shumë se gjashtë muajshe shtatzënë.

Çifti u martuan në shtator 2018 në Nju Jork, vetëm dy muaj pasi u fejuan. Ata më vonë festuan gjatë një ceremonie më të madhe para familjes dhe miqve, ku shkëmbyen betimet.

Justin ka thënë prej kohësh se dëshiron të krijojë një familje me Hailey-n, por  gjatë një interviste në dhjetor 2020 në Ellen DeGeneres Show ai u shpreh se po respektonte dëshirat e bashkëshortes së tij.

Kur u pyet nga DeGeneres pse Hailey ishte e pavendosur, Justin u shpreh “Mendoj se Hailey ka ende disa gjëra që dëshiron t’i realizojë si grua, dhe ajo thjesht nuk është ende gati.”

Personazhe të njohur të shoubizit uruan çiftin për këtë moment të veçantë në jetën e tyre.

Klan News