Klubi brazilian, Fluminense, i ka bërë një nderim të veçantë futbollistit Marcelo. Klubi ka njoftuar se stadiumi i tyre, do të emërohet “Marcelo”, në nderim të ish-mbrojtësit të Real Madrid.

Ceremonia e riemërimit do të mbahet ditën e enjte, kur prezent do të jetë edhe Marcelo. Stadiumi i Fluminense, nga dita e enjte nuk do të quhet më “Das Laranjeiras”, por do të emërohet “Marcelo”.

Mbrojtësi 36-vjeçar, e nisi karrierën te Fluminense, për të kaluar te Real Madrid në vitin 2007, aty ku bëri histori, duke qëndruar deri në vitin 2022.

Marcelo u rikthye te klubi brazilian, për të luajtur aty vitet e fundit të karrierës së tij. Për respektin e treguar ndaj klubit, drejtuesit kanë vendosur t’i japin një nderim të veçantë mbrojtësit të majtë, duke i dhënë stadiumit emrin e tij. /tvklan.al