Valmira ka ardhur enkas nga Suedia për të ju dhënë një mesazh ish-kolegeve dhe njëkohësisht shoqeve më të mira të saj. Çfarë ka për të ju thënë ajo atyre në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”?

Valmira: Jam nga Puka, jam rritur në Laç, një pjesë të jetës e kam kaluar në Tiranë, studimet dhe pjesën më vonë. Sot jam këtu për të folur për një pjesë të rëndësishme të njerëve të mi sepse kam pasur fatin që në jetë të kem mjaft njerëz të mirë rreth vetes. Jam një ndjekëse shumë e rregullt e programit dhe kisha shumë dëshirë që të vija këtu. Kisha shumë dëshirë që të sillja dikë këtu dhe t’i bëja një mesazh dhe mendoj se kam zgjedhur personat e duhur në këtë rast. Ato janë ish-koleget e mia, janë shoqe dhe shumë më shumë se shoqe. Janë pjesë e rëndësishme e jetës time. Ne kemi punuar bashkë në një kompani private. Që në 2010 kam filluar unë dhe një pjesë janë shtuar gjatë rrugës. Në fillim puna nuk ishte shumë e thjeshtë, sepse nuk kisha shumë eksperiencë dhe më vonë e kuptova se vështirësia nuk vinte nga puna, por vinte nga ambienti ku ndodhesha.

Ardit Gjebrea: Që do të thotë?

Valmira: Që do të thotë nga një pjesë e bashkëpunëtorëve. Këtë gjë e kuptova kur në kompaninë tonë erdhi një shefe finance që quhet Xhuli dhe solli një frymë shumë të bukur dhe solli shumë dashuri. Nuk ishim thjesht kolege, por filluam të afroheshim më shumë, nëpër aktivitete, në raste gëzimesh dhe fatkeqësisht ishim të pandarë. Kemi qenë me fat. Kemi udhëtuar shumë.

Ardit Gjebrea: Kush i organizonte?

Valmira: Në fakt, një ndër të përbashkëtat tona është se të gjitha nga ne kemi dëshirë të udhëtojmë, por unë dhe atë ai dedikoj shefe Xhulit sepse ajo ishte shumë nismëtare dhe shpeshherë ndërhynte dhe tek eprorët që të na i sponsorizonin biletat. Falë Zotit dhe puna dhe marrëdhënia jonë shkoi shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Ju keni shkuar kudo, dhe në Suedi nuk kanë ardhur ama.

Valmira: Në Suedi ne donin që ta organizonin një duhëtim dhe për faktin që vitet e mia në Suedi nuk janë qenë shumë të thjeshta dhe ato gjthmonë e kanë eliminuar distancën fizike nëpërmjet kontakteve në rrjetet sociale.

Ardit Gjebrea: Ti tashmë je sistemuar në Suedi?

Valmira: Pothuajse po.

Ardit GjebreaE ke shtëpinë shumë të madhe në Stockholm që t’i mbash të 8-at?

ValmiraJo, unë nuk e kam shtëpinë e madhe, por kam zemrën e madhe dhe në zemrën time ka vend për ato.

Ardit Gjebrea: Më thuaj pak cilat janë 8 shoqet që ke ftuar?

Valmira: Është shefe Xhuli, të cilën e përmenda. Leonora, një ndër koleget më të mira që kam marrë shumë prej saj. Është Klara, në zyrën tonë u dëgjonte shumë muzikë Jazz falë asaj sepse ajo i eliminoi shumë rrymat tjera. Kam ftuar Ermirën, Mira është simboli i diplomacisë, jep këshilla kur kemi nevojë. Kam ftuar Erjetën, e cila është si një motër e mirë, e urtë e butë, një korçare e bekuar.

Ardit Gjebrea: Ti po thua të gjitha dhe unë po mundoj t’i identifikoj me stafin tim këto emra që thua ti.

Valmira: Një personazh tjetër që unë kam ftuar është Edlira, një vajzë shumë punëtore, shumë e urtë. Kam ftuar Erën, një gocë shumë karizmatike, ka gjithmonë një batutë, shumë e shkathët. Kam ftuar Albanën, e cila është një vajzë shumë e vogël në moshë, e cila gjithmonë kujdeset që të bëjë dhurata të veçanta.

Ardit Gjebrea: Anila, nusja ime.

Valmira: Kam ftuar Eglën, nuk e di nëse ka ardhur sot. Ajo është një vajzë që ka trup nga kamerat dhe për atë dyshoj. Është një vajzë që unë e them me bindje se ia ka falur Zoti të gjitha të mirat./tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Daniela takon vajzën e xhaxhait pas 28 vitesh (23 Janar 2022)

28 vite më parë xhaxhai i Danielës ndërron jetë nga një aksident në Greqi. Ai la pas një vajzë 8 muajshe që quhej Gresilda. Pak kohë më pas e ëma e vajzës krijoi familje të re dhe që atëherë dy kushërirat nuk janë parë. Daniela dëshiron ta takojë për herë të parë pas 28 vitesh por edhe t’i plotësojë ëndrrën gjyshes që të shohë mbesën sa është gjallë.

Daniela: Unë rri në Bari të Italisë. Që në 2005-ën jam e martuar, jam nënë e 2 vajzave dhe sapo u martova, vajta të jetoja në Itali tek bashkëshorti im.

Ardit Gjebrea: Pse na ke thirrur deri këtu?

Daniela: Unë kam qenë një fëmijë shumë i lumtur, por papritur kjo lumturi u venit sepse në moshën 7-vjeçare unë humba babain tim. Babai ishte vetëm 33-vjeç dhe për ne ishte një dhimbje shumë e madh. Unë isha fëmija më i madh. Gjyshja ime nuk ka humbur vetëm babain tim, por edhe dy djem të tjerë.

Ardit Gjebrea: Pra, ti ke humbur dhe dy xhaxhallarë të tjerë?

Daniela: Po.

Ardit Gjebrea: Si ka qenë kjo histori?

Daniela: Në vitin 1994, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe xhaxhallarët e mi shkojnë në Greqi për një jetë më të mirë për të punuar. Xhaxhai im i madh, Shpëtimi duke shkuar në punë pëson një aksident dhe humb jetën. Xhaxhi Shpëtimi ishte 28 vjeç dhe kishte një martesë të lumtur dhe një vajzë 9-muajshe atëherë. Kaloi një vit dhe u nda nga jeta papritur babai im.

Ardit Gjebrea: Ishte edhe gjyshi gjallë?

Daniela: Po, gjyshi dhe gjyshja. Për ata ishte një dëshpërim i madh.

Ardit Gjebrea: Të humbësh dy djem është një dëshpërim i madh…

Daniela: Sidomos për gjyshen sepse ajo fillimisht kur ndërroi jetë xhaxhai e përjetoi jashtë mase keq. Qante ditë për dite dhe shkonte babai ta ngushëllonte. Kur humbi babain, qantë, thërriste babin dhe thoshte: Kush do të më ngushëllojë mua tani?!

Ardit Gjebrea: Ndërkohë nga jeta ka ikur dhe një djalë tjetër?

Daniela: Po. Gjërat rrjedhnin dhe xhaxhai im, Resmiu u sëmur nga depresioni dhe ndërroi jetë në spital në Elbasan.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, ku jetojnë xhaxhai tjetër, hallat e tua?

Daniela: Xhaxhai që na ka mbetur jeton në Amerikë, një hallë ndodhet në Greqi, ndërsa të tjerat janë këtu. Njëra hallë kujdeset për gjyshen, halla që jeton në Lushnje. Gjyshja ime ka një peng. Kur xhaxhai Shpëtimi ndërroi jetë, nusja ishte shumë e re. Disa ditë më vonë, ajo u largua dhe filloi një jetë të re. Bashkë me të mori dhe vajzën, kushërirën time dhe që nga ajo ditë ne nuk e kemi parë më dhe gjyshja na thoshte gjithmonë: Sikur ta shikoj dhe njëherë dhe pastaj le të vdesë, thotë./tvklan.al