Ka nje mesazh per ty – Vendimi i veshtire i Çezarit! (22 mars 2020)

Ka nje mesazh per ty – Vendimi i veshtire i Çezarit! (22 mars 2020)

23:02 22/03/2020

Enkeleda ka treguar në “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan se është e martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë 6 vjeç dhe djalin 4 vjeç. Marrëdhënia e saj me bashkëshortin ka qenë gjithmonë shumë e mirë, por kohët e fundit mes tyre kanë ndodhur disa konflikte të vogla, për shkak të familjes së vëllait. Kunati i saj është divorcuar nga gruaja dhe ka tre fëmijë, kur ndodhi tërmeti shtëpia ku ata jetonin u shemb dhe bashkëshorti i saj i mori 3 fëmijët dhe ish nusen e vëllait në shtëpinë e tyre sepse nuk kishin ku të jetonin. Por Enkeleda tregon se marrëdhënia e saj me ish-kunatën nuk është e mirë dhe ajo kërkon nga bashkëshorti një zgjidhje.

85 vjetori/ Arditi i con tufen e urimeve nene Bukuries!

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme rastin e Elonës nga qyteti i Korçës. Ajo kërkoi ndihmën e programit për ti bërë një suprizë gjyshes së saj, e cila sot feston 85-vjetorin e lindjes. Dëshira e saj do ishte që të ishin të gjithë bashkë për të festuar, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ajo dhe pjesa tjetër e familjes e kanë të pamundur. Elona tregon se gjyshja e saj është e shqetësuar sepse djali i saj ndodhet në Itali, në një zonë ku koronavirusi është përhapur së tepërmi. Prandaj, ajo dëshiron ti kthejë sadopak buzëqeshjen gjyshes Bukurije në këtë ditë të veçantë për të.


“Vajza e tragetit”/ Historia e rralle e dashurise!

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e një çifti, i cili jeton në Udine të Italisë. Fiqirete kërkoi ndihmën e programit, për ti bërë një surprizë vjehrrës së saj, nënës së bashkëshortit Indrit. Zonja Zylfie ka 12 fëmijë dhe kjo situatë e vështirë që po kalon e gjithë bota për shkak të përhapjes së koronavirusit, e ka shqetësuar së tepërmi atë. Nusja dhe djali i saj u shprehën se ajo rri gjithë kohës duke qarë dhe duke menduar për ta. Por ata duan që ajo mos shqetësohet, se ata janë shumë mirë.






Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi