Parku arkeologjik i Shkodrës mbetet një nga sitet më të preferuar të turistëve. Monumenti mijëvjecar, kalaja e Shkodrës ngjall interesin e vizitorëve për historinë dhe vlerat arkeologjike.

“Jam nga Italia, Trieste. Është hera e parë në Shqipëri. Jam vërtet shumë e impresionuar. Është vërtet kala e bukur, në një pozicion të mirë.”

“Jemi nga Italia, Roma. Mund të them se gjëja më e mahnitshme që pamë dje ishte perëndimi i diellit në liqen. Vërtet vend i mrekullueshëm. Nuk mund ta imagjinoni çfarë thesari keni në këtë vend! Edhe njerëzit. Ju jeni të dashur.”

“Vijmë nga Franca. Është vend i këndshëm, kalaja ka një pamje mjaft të bukur.”

“Jemi nga Zvicra. Po vizitojmë kalanë, e cila është e bukur, e pastër. Pamja është absolutisht mahnitëse.”

E vendosur mbi një kodër, kalaja e Rozafës dhe historia e saj tërheqin prej vitesh turistët e huaj dhe ata vendas. Brenda saj, sipërfaqja e brendshme e kalasë ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre.

Tv Klan