Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier dhe ka përshkuar mbi 30 ha kullota dhe pemëtari.

I favorizuar nga era e fortë, zjarri është përhapur në disa vatra duke përfshirë edhe ullishte.

Edhe pse ndodhën në zonë, zjarrfikësit nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po u afrohet banesave.

/tvklan.al