Cili është ndryshimi i një këmishe për burra dhe një fundi për gra? Epo duket shumë e thjeshtë në dukje, por jo të gjithë mendojnë se ato janë dy veshje të ndara për gjini të ndryshme. Për modelen amerikane Ashley Graham, ato janë veshje ‘të alternueshme’.

Modelja u pa në New York me një bluzë bojëqielli me vija dhe me një fund po ashtu me vija. Por në fakt nuk ishte një fund, por një këmishë e dizajnuar nga marka britanike e veshjeve luksoze Charles Loverboy, si pjesë e linjës së saj më të fundit të veshjeve për meshkuj. Kjo këmishë u “ngatërrua” qëllimisht nga modelja për t’u stiluar si fund.

Kjo ka qenë “shkëndija” e parë që shumë influence apo figura publike në rrjetet sociale, e veçanërisht në Tik Tok të japin këshilla nga më të ndryshme deri në më të çuditshmet për mënyrat se si mund të stilohet një këmishë në një fund veror dhe shumë të veçantë.

@pastas0ul can we all say thank you to @AMADI AKILAH for this tutorial 🫶🏽❤️ she just saved us money #diyproject #fashionstyling #fashiontiktok ♬ Half Moon Mornings – Curren$y & The Alchemist

Përdoruesit kreativë u kanë sugjeruar ndjekësve të tyre që të “riciklojnë” veshje të ndryshme për t’i përshtatur ne fund. Një tutorial i tillë është shikuar më shumë se 1 milionë herë. Jo vetëm këmishat, por disa të tjerë demonstrojnë krijimin e një fundi me pantallona të shkurtra.

@emily..quach

2 old shirts = 1 new skirt (safety pin the back collars if its a little big)💙

♬ sonido original – SONIDOS LARGOS

E pëlqeni ose jo, ky lloj “riciklimi” po bëhet një pikë hyrëse e stilimit të veshjeve. Ky trend i ri është përqafur edhe nga figura të njohura në botën e modës, por jo vetëm. Njëra prej tyre është edhe këngëtarja Dua Lipa, teksa shihet të ketë përshtatur një bluzë të bardhë në një fund.

/tvklan.al