Një grua vetëvrasëse vrau së paku 31 njerëz dhe plagosi 35 të tjerë në qytetin Musajab të Irakut.

Gruaja hodhi veten në erë në një treg në qendër të qytetit, i cili ndodhet rreth 80 kilometra në jug të Bagdadit.

Grupi militant Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin.

Shteti Islamik, i cili po humb territor edhe në Irak, edhe në Siri, ka intensifikuar sulmet vetëvrasëse në muajt e fundit.

10 ditë më parë, grupi ka sulmuar një dyqan akulloresh në Bagdad, duke vrarë së paku 20 veta, kryesisht të rinj dhe fëmijë./REL