Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e shtyn për pasdite diskutimin e KZQV së Tiranës pasi mungonin komisionerët socialist veç nënkryetarit të saj. Kandidati demokrat Spartak Ngjela kërkojë nga KQZ pavlefshmërinë e procesit zgjedhor, pasi është fallsifikuar masivisht në procesverbalet, tabelat e rezultateve e të tjerë. Ngjela ka kërkuar nga KQZ që të vendos ndjekje penale për komisionerët të cilët kanë abuzuar me ligjin.

Spartak Ngjela: “Ju kërkoj pavlefshmëri apsolute të zgjedhjeve në Tiranë pavarsisht se fituesi kam qënë unë, se në rast se nuk kam qënë unë fituesi, përse duheshin fallsifikur tabelat e rezultateve që keni në favor të rivalit tim”.

Ngjela tha se në listat e Tiranës janë hequr 50 mijë votues nga 345 kuti votimi, vetëm 72 janë normale. Këto fakte kanë mjaftuar për Ngjelën që ta quaj procesin zgjedhor në Tiranë të pavlefshëm./tvklan.al