Vëllai dhe motra të cilët ranë në dashuri dhe kanë 4 fëmijë së bashku vazhdojnë që të bëjnë thirrje për t’i dhënë fund ligjeve që ndalojnë marrëdhëniet seksuale mes njerëzve që kanë lidhje gjaku.

E gjitha nisi kur ata vazhduan të ndanin të njëjtën dhomë gjumi pas vdekjes së nënës së tyre.

Patrick dhe e motra e tij, Susan e cila është me aftësi të kufizuara mendore kanë 4 fëmijë, 2 prej të cilëve janë me aftësi të kufizuara.

Në vitin 2001, çifti u zotua të ndryshonte ligjet e Gjermanisë për t’i bërë të ligjshme marrëdhëniet seksuale midis vëllezërve dhe motrave, të cilin ata e çuan në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në 2012.

Asokohe, Patrick vuajti 2 dënime me burg për akuzat për incest.

“Ne nuk ndihemi fajtorë për atë që ka ndodhur mes nesh. U bëra kryefamiljar dhe duhej të mbroja motrën time. Ajo është shumë e ndjeshme, por ne e ndihmuam njëri-tjetrin gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë dhe përfundimisht ajo marrëdhënie u bë fizike.

Ne as që e dinim se po bënim ndonjë gabim kur filluam të flinim bashkë. Nuk menduam të përdornim prezervativ. Nuk e dinim që ishte e paligjshme për të fjetur së bashku. Nëna jonë nuk do ta kishte miratuar, por të vetmit që duhet të na gjykojnë tani jemi ne”, tha Patrick më herët për Mail Online.

Ndërkohë Susan ka mbrojtur bashkimin e tyre, duke thënë se ata kanë ndjekur zemrën e tyre.

“Ne ramë në dashuri si të rritur dhe dashuria jonë është e vërtetë. Nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Të dy ishim të tërhequr pas njëri-tjetrit. Çfarë mund të bëjmë tjetër? Ne ndoqëm instinktet dhe zemrat tona”./tvklan.al