Rama inspekton kantierin e ndërtimit

Të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i 21 Shtatorit në qytetin e Kavajës do të futen në banesat e rindërtuara pas rikonstruktimit, ndërsa nis brenda 2 muajve procesi i ndërtimit të një lagje krejtësisht të re për të pastrehët e 26 Nëntorit. Projekti parashikon ndërtimin e 300 apartamenteve të reja dhe 100 njësi shërbimi dhe kjo zonë është inspektuar dhe nga kryeministri Rama.

Në këtë bashki janë dëmtuar 9 institucione arsimore, 2 prej të cilave do të rindërtohen nga themelet.

Në Kavajë ka nisur dhe procesi i ndarjes së granteve për banorët që kanë marrë përsipër që t’i kryejnë vetë riparimet apo rindërtimi i banesave te dëmtuara.

Tv Klan