Në një situatë të tensionuar midis debutetëve të forcave kryesore politike, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Mustafa Kërcuku, ka njohur parlamentin me rezultatet e kontrolleve të kryera nga ky institucion për realizimin e buxhetit 2001. Sipas të dhënave të raportit të zotit Kërcuku institucionet shtetërore me veprimet dhe mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar një dëm të vecantë buxhetit të shtetit që llogaritet në disa miliarda lekë të reja. Por shuma e mbledhur nga mosrealizimet dhe abuzimet me fondet publike që ka ndodhur gjatë vitit të kaluar sipas raportit në cdo digaster nuk është saktësuar asnjeherë nga zoti Kërcuku. Kryetari i Kontrillit të Lartë të Shtetit duke evidentuar ne raportet e tijë shkelje të rënda nga qeveria sidomos për përdorimin,sipas tijë të paligjshëm, të fondit rezervë nga doganat e tatimeve për rritjen e evazionit fiskal, për korporatën energjitike Shqiptare dhe Albtelecom, sigurimet shoqërore dhe rritjes së punës së zezë, i ka kërkuar parlamentit të miratohet projekt ligji për buxhetin faktik 2001.

”Vlera e përgjysmuar ndajë detyrimeve të debitorit që kanë kundrejtë buxhetit te shtetit subjektet shtetërore dhe private, në fund të vitit 2001 arrijnë në librat kontabël të tyre në vlerën 27 miliard e 445 milion lekë. Vlera e përgjithëshme e rekomandimeve është e lartë por ne mendojmë që për vitin 2003 të fusim një ligj për buxhetin vetëm 16 miliard lekë dhe burimet e tjera të mbeten të programuara të arkëtohen gjate vitit 2004”, u shpreh Kercuku.

Por sipas opozitës raporti i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk ka pasqyruar me vërtetësi abuzimet me fondet publike. Lideri i opozites,Sali Berisha,i cili prej kohësh kërkon shkarkimin e zotit Kërcuku ka kërkuar pa sukses kthimin për rishqyrtim të raportit. Raporti i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është ndjekur në sallën e parlamentit edhe nga Presidenti Republikës,Alfred Moisiu, i cili ne bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe me pëlqimin e kryeministrit Nano pritet ti prezantojë shumë shpejtë kuvendit shkarkimin e zotit Kërcuku nga detyra e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit./tvklan.al