“Gjurmuesit e thesareve” nuk i tremben rrjeteve sociale

Kërkimet ilegale arkeologjike duket se po lulëzojnë. Në rrjetet sociale “gjurmuesit e thesareve” dokumentojnë me video ose me video live procesin që nga sinjalizimi deri tek gërmimi dhe gjetja e materialeve të lashta metalike.

“Kjo pjesë dëmtohet më shumë dhe ne e njohim më pak këtë sepse dhe nëpër qytete nuk para gjejmë objekte metalike 5:23 dhe kur shikojmë ne që shiten nëpër vende dhe ankande të ndryshme të Anglisë të shteteve të bashkuara shikojmë që nga Shqipëria vejnë shumë’, thotë arkeologu Skënder Muçaj.

“Ajo që unë kam vënë re është që ka një rritje të individëve të cilët në Facebook kanë profilet e tyre dhe deklarojnë që nxjerrin kryesisht monedha, por edhe objekte të tjera arkeologjike dhe pastaj ke dhe një nivel tjetër që i nxjerrin ato dhe pastaj dhe ato që i shesin i blejnë apo i tregtojë”, shprehet Sokol Muça, kreu i Institutit të Regjistrimit të Trashëgimisë.

Në ankande shumë objekte të vjetra shënohen sikur janë gjetur nga Shqipëria, dhe kjo për shkak të një hallke që mungon në Shqipëri.

“Greqia do ta kërkonte ku e gjete, ku se gjete. Ne na mungojnë strukturat e Policisë së Shtetit për këtë fushë dhe ai trimërohet atje ku e shet sepse thotë që në Shqipëria nuk ka kush ma kërkon hesap, mungojnë dhe strukturat në bashki”, thotëMuçaj.

Vendet me potencial arkeologjik, por që nuk janë pjesë e siteve dhe parqeve arkeologjike janë ato që bien pre e kërkimeve ilegale.

“Ato që prekën më shumë janë varrezat tumolare, e dinë që atje kanë objekte dhe çfarëdo që do kërkojnë do ta gjejnë. Kurse qendrat kryesore të mëdha janë më pak të prekura, por edhe qendra të vogla të lumit të Vlorës”, thotë Skënder Muçaj.

Dyer kishash dhe ikonostasë po ashtu kanë rënë pre e vandalizmit, si këto që shihni në foto që janë prerë dhe kthyer në dollapë. Megjithëse jo të gjithë bien në duart e policisë.

“Veprimi policor më i fundit ka qenë ai i fund marsit të këtij viti i një individ që u bllokua në Tiranë në një apartament goxha të madh dhe me një sasi jashtëzakonisht të madhe objektesh të dyshuara të trashëgimisë kulturore, janë sekuestruar janë në ruajtja nga ne dhe po bëjmë identifikimin nga kanë ardhur”, thotë Sokol Muça.

Arkeologët pranojnë se tanimë nuk shohim më gërmime masive sepse qarkullimi i dedektorëve ia ka lehtësuar punën kërkuesve ilegale.

Tv Klan