Java e fundit e Marsit paraqitet pozitive sa i përket skenës planetare. Astrologia Krisanthi Kallojeri, në bisedën e përjavshme në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se e hëna dhe e marta janë ditët më të mira për të zgjidhur çështje dhe për të përfituar nga bisedat.

Datat 30, 31 Mars dhe 1 Prill vendosin baza për veprimtari afatgjata. E enjtja dhe e premtja janë dy ditët më të mira për financat dhe dashurinë, sidomos për lidhjet me shikim të parë. Këshilla e astrologes vijon të qëndrojë e njëjtë si gjatë javës së kaluar, të mos nxitohemi dhe të mos veprojmë impulsivisht.

Krisanthi Kallojeri: Kemi përpara një javë shumë pozitive. Sot dhe nesër dy ditë pozitive, të mira për biseda, për takime, për  të zgjidhur çështje. Mos i lini gjërat hë se i bëj ditë tjetër, të kemi dhe atë tendencën më mori një mik të shkoj të pi një raki a një kafe,t ë bëj një shëtitje. Mos i lini këto dy ditë pa i shfrytëzuar dhe pa përfituar prej tyre.

Datat 30, 31 dhe 1 janë 3 ditë ku veprimtaria jonë mund të zërë vend, madje atje ato  që do të bëjmë mund të hedhin baza për diçka që mund të jetë më afatgjatë. Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që të shikojmë situata jo të mira për arsye se megjithëse aspekti është pozitiv, janë dy planete që nuk kombinojnë mirë bashkë, Saturni  me Marsin dhe nuk gjenden në pozicione shumë të mira.

Kujdes kur mbajmë timonin, kujdes kur bëjmë punë me duar, me vegla, pakujdesitë mund të udhëheqin me lehtësi në situata jo të këndshme. Të enjten dhe të premten janë dy ditë shumë të mira për përfitime financiare dhe për lidhje afektive. Është ajo që themi dashuri me shikim të parë. Për ata që besojnë, megjithëse besoj ekziston, janë ata që e përjetojnë atë dashuri me shikim të parë. Se sa mund të mbajë kjo është një histori tjetër, por rëndësi ka momenti.

Në përgjithësi gjithë java ka financa. Nuk nxitohemi dhe nuk veprojmë në mënyrë impulsive. Nuk nxitohemi për arsye se shumë planete janë te Dashi dhe nxitimi është një karakteristikë  e tyre. Marsi është te Gaforrja që akumulon dhe në moment të caktuar shpërthen dhe vepron në mënyrë impulsive. Në çdo që do të bëni, duhet të mendoheni mirë dhe të mos nxitoheni.

Dy fjalë për Prillin, është një muaj shumë i mirë. Do të kemi edhe gjëra që do të na shqetësojnë dhe mund të mos jenë shumë të mira, negative apo ngjarje por krijohen kushte, mundësi unike prej të cilave duhet të përfitojmë. Në datën 20, Prilli na fut në periudhën e eklipseve dhe kemi një eklips të rëndësishëm ku do  të kemi fillime të reja por përmes mbylljeve përfundimtare të një kapitulli. Pra që të kalojmë në një fazë të re, duhet të lëmë pas përfundimisht një kapitull pavarësisht nëse na pëlqen apo nuk na pëlqen ajo./tvklan.al