Konferenca për trafikun e qenieve njerëzore, vlerësohet përparimi i Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ripërsëriti dekretin e presidentit Joe Biden për luftuar korrupsionin dhe trafikun e qenieve njerëzore. Diplomatja amerikane gjatë një konference organizuar nga OSBE në Tiranë tha se beteja kundër paligjshmërisë është prioritet i SHBA-së.

“Biden e ka bërë të qartë që korrupsionet dhe krimet e tjera destabilizuese përbëjnë kërcënime jo vetëm për SHBA-në por edhe për botën. Shqipërisë për integrimin në BE, nuk i kërkohet asnjë gjë më pas. Urdhëri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi. Ne synojmë që përgjegjës apo bashkëpuntorë për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave”, është shprehur Yuri Kim.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, tha se vendet e unionit kanë një strategji për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, e cila sipas synon të bashkëpunojë dhe me vende jo anëtare si Shqipëria.

Iniciativat në BE janë që së pari të ketë një bashkëpunim më të fortë të agjencive ligjzbatuese. Së dyti të ketë prokurorë më të specializuar për këtë çështje, së treti bashkëpunim më të shtuar për çështjet dixhitale edhe me platforma të tilla”, është shprehur Soreca.

Ndërkohë kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, në theksoi se Shqipëria ka bere perparime ne kete drejtim.

“Shqipëria ka një shembull të mrekullueshëm për drejtimin e një bordi këshillimor për viktimat i cili i jep një zë viktimave të rritur dhe fëmijë të trafikimit me secilin prej programeve të drejtuara nga shteti apo nga partnerët”, është shprehur Vincenzo Del Monaco

Zv/ministrja e brendshme Romina Kuko u shpreh se institucionet shqiptare do kontribuojnë me agjencitë e huaja me qëllim luftimin e fenomenit të migrimit të parregullt.

Klan News