Nuk ka dyshim se  Kim Kardashian është një nga influencueset më të mëdha në botë.

Së fundmi  ajo u vlerësua për përkushtimin e saj ndaj stilit në 2021 People’s Choice Awards, ku u emërua ‘ikonë e modës’. Teksa u ngjit në skenë me një pamje mahnitëse, tërësisht veshur zi nga Balenciaga, Kim falënderoi gjatë fjalimit të saj veçanërisht ish-bashkëshortin e saj, Kanye West që e përfshiu në botën e modës.

Në momentin që Kim pranoi çmimin para motrës së saj, Khloe dhe nënës, Kris Jenner, ajo e përshkroi këtë çast si një moment të madh në jetën e saj.

“Fakti që po fitoj çmimin e ikonës së modës është, si një moment i madh. Jam shumë e përulur”, përfundoi ajo fjalën e saj./tvklan.al