Ekipi miks i Kinës Wang Ccukin dhe Sun Jingsha mundi dyshen koreano-veriore Ri Jong Sik dhe Kim Kum Yong 4-2 në ping-pong dhe fitoi medaljen e artë në Paris 2024.

Pas tetë vitesh mungesë, Sik dhe Jong i dhanë Koresë së Veriut medaljen e argjendtë.

Ndërsa dyshja koreano-jugore Lim Jonghoon dhe Shin Yubin mundi çiftin nga Honk Kongu Wong Chun-ting dhe Doo Hoi Kem 4-0 dhe fitoi medaljen e bronztë.

Në tenis për ndeshjet teke për femra, amerikania Koko Gof u mund 7-6 6-2 me sete kundër kroates Donna Vekic me sportistet që garuan në temperatura të larta në Roland Garosh.

Nisja ishte e mirë për amerikanen, por Vekiç luftoi me energji dhe fitoi setin e parë. Edhe në setin e dytë, u zhvillua një lojë e fortë, me Koko Guf që u përplas me gjyqtarin, por kroatja ishte shumë e fortë për të.

Shpresa e vetme për amerikanen janë ndeshje dyshe miks dhe dyshe për femra.

Klan News