Klan High Definition tani edhe në Çervenakë


Klan High Definition tani edhe në Çervenakë

20:51 02/06/2021

Platforma Kombëtare digjitale tokësore e Tv Klan ka nisur tashmë transmetimin edhe në stacionin më të madh të Shqipërisë juglindore, në Çervenakë.

Ky stacion i ri, i cili ndodhet mbi malin e Çervenakës, tek blloku i antenave celulare, bën të mundur mbulimin me sinjal digjital të banorëve të 3 rretheve, Librazhd, Pogradec, Korçë, dhe të gjithë zonën e Maqedonisë së Veriut që ka pamje nga ky stacion në Komunat Ohër dhe Strugë.

Ky stacion, përveç zonave që janë mbuluar me sinjal deri tani nga stacionet në Librazhd, Tushemisht dhe Çardhak, mbulon edhe këto zona të reja: Qytetin Prrenjas, dhe fshatrat e kësaj bashkie, Pishkash, Qukës, Stroskë, Berzeshte, Karkavec, Dritaj, Fanje, Stranik, Zall Torre dhe fshatra të tjerë që kanë pamje nga anteëna e Çervenakës.

Gjithashtu ky stacion ka shtuar mbulimin edhe për disa fshatra të rrethit Librazhd, si Hotolisht, Xhyre, Gurakuq, Vulcan.
Në rrethin e Pogradecit, janë shtuar me mbulim fshatrat Losnik, Verri, Laktesh, Sllabinje, Homezh, Golik, Guri i bardhë, Çezma e vogël, Selca e poshtme, Hondisht.

Në rrethin e Korçës, janë shtuar me mbulim fshatrat, Zemblak, Plase, Kuç i Zi, Belorta, Neveçisht, Dishnice, Mborje, Boboshticë, Drenovë.
Stacioni i ri në Çervenakë, mbulon territorin e qyteteve Ohër dhe Strugë në Maqedoninë e Veriut dhe të të gjithë fshatrave të këtyre 2 komunave të mëdha.

Përveç këtyre qyteteve dhe fshatrave që marrin sinjal për herë të parë, stacioni i ri në Çervenakë mund të përdoret si frekuencë e dytë nga të gjithë banorët e rretheve Librazhd, Pogradec dhe Korçë të cilët kanë pamje nga ky stacion në majë të malit Çervenakë.

Për të marrë sinjalin digjital të platformës së TVKLAN, mjafton të keni një televizor të viteve të fundit ose një dekoder të thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim.

Mjafton një antenë e thjeshtë e drejtuar nga stacioni ynë mbi Malin Çervenakë, të beni kërkim automatik në televizorin apo dekoderin tuaj dhe do t’ju renditen kanalet e platformës sonë: TV KLAN HD, KLAN PLUS HD, ABC HD, TV SCAN HD, KLAN NEWS HD, Club TV HD, A2 CNN HD, EURONEWS ALBANIA HD, SYRI HD, IN TV HD, MCN TV HD, KLAN MACEDONIA HD, dhe KLAN MUSIC HD.

Platforma High Definition e TVKLAN, platforma e parë dhe e vetme private që ka nisur transmetimet dixhitale nga maja e Malit të Çervenakës.
Për të ndjekur kanalet e platformës sonë ju nevojitet vetëm një televizor me akses DVB-T2 dhe një antenë e zakonshme. Këto kanale televizive transmetohen si gjithmonë pa asnjë pagesë për qytetarët.







Të ngjashme