Atentatori i Kleanth Koçit, person thuajse i identifikuar. 3 ditë pas plagosjes në afërsi të shtëpisë së tij në qendër të Tiranës. Hetuesit e çeshtjes thonë se kanë krijuar hipotezat e para mbi identifikimin e atentatorit të 60-vjeçarit Kleanthi Koci, ish Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe aktualisht Kryetar i Dhomës së Avokatëve. Deri dje hetuesit nuk kanë mundur të komunikojnë me të për shkak të gjendjes së tij të rëndë.

Pas përmirësimit të shëndetit Koçi ka shumë gjëra për t’u thënë hetuesve. Ai është i vetmi që e ka parë në fytyrë atentatorin dhe ka thënë se nuk ka patur me të konflikt më parë. Hetuesit kanë pranuar të thonë sot vetëm se kanë një orientim të qartë për sqarimin e kësaj ngjarje. Janë piketuar dhe personat e parë që mund të kenë gisht në atentat. Megjithatë për momentin gjithçka mbetet top sekret. Ndërkaq shëndeti i Koçit është në përmirësim./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj