Synohet rritje e numrit të turisteve

Qeveria shqiptare dhe ajo japoneze kanë nënshkruar marrëveshje për investime në parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Synimi është mbrojtja e vlerave natyrore të kësaj zone.

“Jemi së bashku me Sekretarin e Shtetit të Mjedisit dhe Ministrin e Japonisë për të parë nga afër një nga projektet e mbështetjes së ndihmës së japonezëve të projektit JICA për parkun dhe lagunën e Karavastasë dhe po ashtu për të parë fazën e dytë të këtij projekti, i cili do të konsistojë në mbështetjen që projekti JICA do t’i japë konservimit të mëtejshëm të parkut natyror dhe zgjidhjes së një prej problematikave më të mëdha që ka ky park, realizimit të disa kanaleve që e lidhin lagunën me detin. Besoj që kemi gjetur dakordësinë për fondet e rëndësishme në konservimin e lagunës së Karavastasë dhe besoj do të jemi të shpejtë në paraqitjen e projekteve të plota që do të bëjnë të mundur që implementimi i këtyre fondeve të realizohet në kohë rekord”.

Sipas Klosit, ky bashkëpunim do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të turistëve.

Tv Klan