Komiteti i Teknik i Ekspertëve ka publikuar sot masat e reja në përpjekje për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Në një deklaratë për mediat Komiteti i Ekspertëve ka njoftuar se masat kufizuese që janë marrë 3 javë më parë do të vijojnë të qëndrojnë në fuqi pa afat.

Komiteti i Ekspertëve mori vendimin unanim për t’i vijuar këto masa. Ndalohen tubimet, konferencat, ceremonitë e festave dhe ato mortore. Do vazhdojë të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00. Do të kufizohet në këto orare edhe puna në Fast-Food. Universitetet do të vazhdojnë online, administrata do të punojë online, ndërsa shkollat me mësim të alternuar. Këto masa do të vijojnë për një periudhë pa afat”, u shpreh Mira Rakacolli.

Më tej zëvendsës ministrja tha se nëse do të ketë një përkeqësim të situatës do merren masa më të forta se këto që janë në fuqi deri tani. /tvklan.al