“Iveco”, një nga kompanitë lider në prodhimin internacional të automjeteve me motor Diesel, ka çelur filialin e saj edhe në vendin tonë.

Administratori i kompanisë “Autovizion Iveco”, u shpreh se synimi i tyre është të mbulojë të gjithë tregun shqiptar me prodhimet e nevojshme.

Në këtë mënyrë “Autovizion” do të bëjë të mundur përmbushjen e kërkesave të çdo klienti apo kompanie që operon në fusha biznesi duke iu ardhur me mjete të ndryshme transporti.

Agron Shkëmbi: “Autovizion” po bën hapat e para për t’u bërë lider në automjete për transportin e personave, produkteve dhe për mjetet e rënda, të cilat do të kontribuojnë maksimalisht në ndërtimin e Shqipërisë. Ne jemi duke ndërtuar dhe një rrjet furnitorësh dhe produktesh bashkëngjitur aktivitetit deri në mbulimin e plotë të tregut shqiptar me të gjitha produktet e nevojshme.”

Në ceremoninë e çeljes së filialit të “Iveco”-s në vendin tonë ishin të pranishëm edhe partnerë të kësaj kompanie nga Italia, Serbia dhe Maqedonia.

Disa tipa mjetesh të transportit të rëndë për transport udhëtarësh dhe “Iveco” frigoriferike janë ekspozuar në sheshin pranë stadiumit “Qemal Stafa” për të vijuar më pas udhëtimin drejt selisë së tyre në autostradë./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami