Lajme Arkiva 2003

Komunitet i biznesit i kërkon qeverisë shqiptare amnistinë e ekonomisë informale dhe ngritjes sa më parë të një grupi pune për të hetuar biznesin e paligjshëm si dhe paratë e pista që qarkullojnë jashtë bankave. Kryetari i dhomës së tregtisë dhe industrisë Luan Bregasi është shprehur se shumë biznese janë të paregjistruara dhe nuk tatohen nga shteti.

Në këtë mënyrë ekonomia informale ndodhet në masën e 25% dukë cenuar konkurrencën ligjshme.

Luan Bregasi: Ideja është që të ndahet biznesi që është një biznes i pastër nga pikëpamja e punës por nuk është legal sepse ka qenë i paregjistruar nga tatime dhe taksa, nga biznesi që i ka krijuar paret në mënyrë të paligjshme, në mënyrë të rregullt, ato që quhen para të pista. Kështu që nga këto pikëpamje ideja ishte që të gjenden mundësitë për të riaktivizuar këto kapitale të fjetura që nuk qarkullojnë nëpër banka por janë jashtë bankave, janë jashtë punës janë jashtë deklarimit./tvklan.al