Lajme Arkiva 2003

Ambasada shqiptare në Zagreb në bashkëpunim me misionin katolik shqiptar në Kroaci organizuan ditët e fundit me rastin e lumturimit të Nënë Terezës, koncertin vokal simfonik me titull “Nënë Tereza, burimi i dashurisë dhe i paqes”.

Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i Kroacisë Stjepan Mesic, zv/kryeministri Goran Granich, përfaqësues të administratës së lartë të shtetit kroat, trupi diplomatik i akredituar në kroaci, mjaft autoritete të kishës katolike kroate etj.

Fjalën e hapjes e mbajti ambasadori i Shqipërisë në Zagreb, zoti Arben Cici. Në koncert interpretuan dekani i Fakultetit të Muzikës, violinisti Ibrahim Madhi dhe pedagogët e akademisë së arteve Suzana Frashri soprano, Kastriot Tusha tenor dhe Kristiana Laço në piano.

Në repertor kishte vepra të fondit të zgjedhur muzikor botëror dhe atij shqiptar. Të pranishmit duartrokitën gjatë lojën e muzikantëve tanë të njohur dhe e vlerësuan atë si një koncert elitar të një niveli shumë të lartë artistik. Në fund një përshëndetje të veçantë për artistët e rezervoi edhe presidenti kroat Stjepan Mesic./tvklan.al