Kjo nuk është kafene, por klasa e një shkolle fillore në Kallmet të Vogël të rrethit të Fierit.

Të paktën kështu quhet tani, pasi Bari i fshatit në fakt ka ndryshuar destinacion. Komuna e ka marrë atë me qira për ta kthyer në shkollë. Por siç shihet  nxënësit mësojnë në po ato tavolina, ku deri pak ditë më parë u shërbehej kafeja prindërve të tyre.

Transferimi i nxënësve në këtë ambient është bërë për shkak se në shkollën e vjetër nuk ka ambiente të përshtatshme.

Mësues: “Këto nuk janë klasa, por janë kotece. Si mund të bëhet mësim me klasën e dytë ose me klasën e parë kur numri është 25 fëmijë dhe përmasat e klasës janë 3 e gjysmë me 4.”

Vait Baci: “Ne kemi marrë ambientet me qira, me këto ambiente kemi dy turne. Detyrimisht këto janë të ardhurat e komunës që ne paguajmë. Do me thënë ky është mjedisi s’kemi çfarë bëjmë më shumë se kaq.”

Por edhe këtu duket qartë se kushtet janë krejt të papërshtatshme dhe nxënësit kanë nisur të shfaqin shenja asfiksie, e mjaft probleme të tjera.

Nxënësja: “Nuk marrim dot frymë se jemi gjithë ata.”

Mësuese: “Fëmijët ankohen shpesh herë do me thënë kanë dhimbje barku , kanë dhimbje koke, nuk janë të kthjellët.”

Pavarësisht se edhe nga drejtuesit e shkollës dhe komunës pranohet se edhe këto ambiente nuk janë të përshtatshme. Kjo duket se nuk do tas ndryshojë fatin e këtyre fëmijëve për këtë vit shkollor. Megjithatë fëmijët e Kallametit nuk janë të vetmit që mësojnë në amanete të tilla.

Këtu jemi në Novaj të Beratit, kjo godinë është shkolla e fshatit. Pa dyer pa dritare, pa banka, pa tualet me mure të qarë. Mësuesit përdorin për mësim vetëm njërën prej klasave.

Ndërkohë që mjaft prindër kanë vendosur që në të tilla kushte të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, të shqetësuar se kjo ndërtesë mund t’iu rrezikojë jetën./tvklan.al