Sfidat për konkurrencën dhe rritja e aksesit në tregje të produkteve shqiptare me standarde europiane, ishte ne fokus të mbledhjes së  Këshillit të Investimeve.

Ministri Blendi Gonxhja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut mes qeverisë e sektorit privat për harmonizimin e standardeve me ato te tregjeve te BE-se.

Blendi Gonxhaj, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Nevojat për kualifikim dhe ekspertizë të shtuar, nevoja për analize te kostove te larta si edhe shkëmbimi efikas i informacionit mes sektorit publik dhe atij privat mbeten ende sfiduese dhe që kërkohet angazhim i përbashkët për t’u kapërcyer. Qeveria shqiptare është e angazhuar plotësisht për të përmirësuar infrastrukturën e cilësisë, për të forcuar kapacitetet e inspektorateve, dhe për të ndihmuar bizneset tona që të përmbushin standardet evropiane. Ky proces ka hyrë tashmë në një drejtim pa kthim.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit gjithashtu njoftoi se po punohet për krijimin e një portali unik për eksportuesit dhe ftoi pjesëmarrësit të kontribuojnë me ide për adresimin e objektivave të përbashkëta.

Klan News