Banka e Shqipërisë vlerëson se në 6 mujorin e parë të vitit 2024 veprimtaria e sistemit financiar vazhdoi ecurinë pozitive.
Sipas Guvernatorit Gent Sejko, një ndikim të madh në këtë ecuri ka dhënë edhe turizmi.
“Turizmi ka ndikuar edhe këtë vit sikurse edhe vitin tjetër pozitivisht në zhvillimin e sektorit financiar dhe sektorit bankar dhe ky sektor është i ndërlidhur pasi normalisht kreditimi ka ndikuar gjithashtu në zhvillimin e turizmit”, tha Sejko.
Forcimi i Lekut kundrejt monedhave të huaja ka patur efekt pozitiv në sektorin bankar, por dhe në fuqinë blerëse.
“Monedha kombëtare do të ketë një mbiçmim të mëtejshëm gjatë kësaj periudhe. Mbiçmimi i kursit të këmbimit ndikon në fuqinë blerëse të popullatës dhe është një element i cili ndikon pozitivisht në nivelin e inflacionit”, tha Sejko.
Pavarësisht indikatorëve pozitivë të ekonomisë, Banka e Shqipërisë thekson se rreziqet e jashtme mbeten të pranishme, sidomos ato që burojnë nga pasiguria e zhvillimeve gjeopolitike.
Tv Klan