Nuk është më e padëgjuar fakti që nuancat e mollëzave në botine  grimit dhe bukurisë po marrin gjithnjë e më shumë vëmendjen e vajzave, aq më tepër në verë. “Blush-i”, pigmentimi i rozës apo i nuancave të tjera fare të lehta i bën mollëzat tuaja të duket si “të ledhatuara” nga dielli.

Tendencat më të reja të kësaj vjeshte duket se nuk janë shumë larg apo ndryshe të atyre të verës. Nëse jeni në dilemë se çfarë tone të zgjidhni për këtë vjeshtë, në ndihmë do u vijnë sugjerimet e disa profesionistëve të make up-it.

Blonzer

“Më tepër skuqje për mollëzat tuaja.”. Kjo nuancë do e bëjë të padallueshëm kapërcimin nga vera në vjeshtë. Sipas grimierëve tendencat e blush-it të vjeshtës përqendrohen kryesisht te aplikimi i nuancave të ngrohta me metodën “blozing”.

Teprojeni me “blush-in”

“Nuk është asnjëherë mjaftueshëm”. Një rozë e theksuar në faqet tuaja do iu bëjë të dukeni më të përsosura dhe do nxjerrë më në pah shkëlqimin e syve tuaj, kjo nuancë do të dominojë këtë sezon.

Tone boronicë

Këtë vjeshtë nuk mungojnë as tonet e thella,k si nuanca boronicë. Kjo nuancë pa dyshim do të jetë më e preferuara këtë stinë. Ngjyrë e cila nis që te mollëzat e deri te ngjyra e thonjve.

Mollëza vjollcë

Sipas profesionistëve të estetikës dhe së bukurës komandimi i ngjyrave të ftohta dhe atyre të ngrohta. Kjo është një qasje për të përqafur trendet e kësaj vjeshte.

/tvklan.al