Një sheqer që mungon tek njeriu por që gjendet në mishin e kuq mund të shkaktojë kancer.
Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë.
Ata e injektuan këtë sheqer të njohur si Neu5Gc minjëve të laboratorit, të programuar për të patur defiçencë të tij njësoj si njerëzit dhe vunë re se minjtë pësuan një rritje të pesëfishtë të tumoreve pasi shkencëtarët u përpoqën që ta luftonin këtë sheqer me antitrupa.
Sipas ekspretëve, ky proces tek njerëzit mund të çojë fillimisht në inflamacion dhe më pas në kancer.
Shkencëtarët shprehen se deri më tani, nuk kishte patur prova të mjaftueshme që të tregonin se ky lloj sheqeri shkaktonte në mënyrë spontane kancerin. Ajo që dihej ishte që konsumi i mishit të kuq ishte një ndër shkaktarët e krijimit të kanceërit.
Rezultatet e këtij studimi mund të ndihmojnë për të shpjeguar lidhje të tjera të mundshme mes konsumit të mishit të kuq dhe sëmundjeve të tilla si asteroskleroza dhe diabeti tipit 2.
Shkencëtarët thonë se konsumi në mënyrë të moderuar të mishit të kuq është burim i vlerave ushqyese tek të rinjtë, megjithatë nëse konsumohet në mënyrë të tepruar rrezikon prekjen nga kanceri.E.K