Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në sallën e qendrës kulturore të qytetit të Korçës u çel ekspozita “Konkurs Vangjush Mio”. Kjo është një traditë e këtij qyteti, që në fund të vitit organizon konkurrimin për krijimet më të mira të arteve figurative. Plot 52 vepra arti në skulpturë, pikturë, fotografi, grafi etj, janë ekspozuar për artdashësit korçarë. Është kjo veprimtari e organizuar nga qendra kulturore, Galeria e Arteve Figurative, Guri Madhi dhe shoqata e artistëve figurativ. Krijuesit korçarë janë paraqitur në këtë ekspozitë me peisazhe nga natyra, grafika, portrete, punime me dru, fotografi etj./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego