Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kjo është gjendja e oborrit në krah të konviktit të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja në qytetin e Korçës. Plehrat kanë zënë vend prej kohësh, por jo vetëm kaq. Këtyre plehrave tani iu është shtuar edhe çarja e kanalit të ujërave të zeza, që këtu po kthehet në një moçalishte të vërtetë. Pisllëku kërcënon çdo ditë nxënësit konviktor, pasi në këto kushte rrezikohet të përhapen epidemi.

Firma e pastrimit të qytetit të Korçës, këto ditë hoqi vetëm plehrat, pasi për zhbllokimin e kanalit të ujërave të zeza nuk mund të bënte gjë. Nxënësit konviktorë që banojnë këtu afër janë ankuar drejtorisë arsimore të qytetit, por ende nuk është zgjidhur asnjë gjë./tvklan.al