Seuli akuzon kompanitë se nuk i kanë informuar përdoruesit se do t’i përdornin informacionet e tyre

Koreja e Jugut ka gjobitur me miliona Dollarë platformën Alphabet të Google dhe ato të kompanisë Meta, pas akuzave se kompanitë kanë shkelur ligjet për privatësinë.

Përmes një deklarate, Komisioni për Mbrojtjen e Informacioneve Personale tha se Google është gjobitur me 50 milionë Dollarë, ndërkaq Meta me 30.8 milionë Dollarë. As Google dhe as Meta ende nuk kanë komentuar për këtë vendim të Seulit.

Paneli për privatësi tha se firmat nuk i kanë informuar qartë përdoruesit e shërbimit dhe nuk kanë marrë pëlqimin paraprak kur mbledhin dhe analizojnë informacione të sjelljes për të nxjerrë në pah interesat e tyre ose për t’i përdorur ato për reklama të personalizuara.

Koreja e Jugut tha se këto firma po ashtu nuk i kanë informuar përdoruesit se informacionet e nxjerra do t’i përdornin për reklama të personalizuara.

Klan News