Senior North Korean military officer Hyon Yong Chol delivers a speech during the 4th Moscow Conference on International Security (MCIS) in Moscow April 16, 2015. REUTERS/Sergei Karpukhin   - RTR4XM72

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, Hion Jong-Çol  u ekzekutua, i akuzuar “për mungesë besnikërie” ndaj udhëheqësit të vendit Kim Jong-Un.

Agjencia e Shërbimit Sekret të Koresë së Jugut i ka raportuar Parlamentit ne Seul për vrasjen e tij. Agjencia e lajmeve koreano-jugore, Yonhap raportoi se 66 vjeçari u qëllua me një kundra – ajror përpara qindra personave.

Siç mësohet, Ministrin e Mbrojtjes e kishte zënë gjumi gjatë një takimi të rëndësishëm, ku merrte pjesë edhe Kim Jong-Un dhe ai nuk kishte zbatuar asnjë prej detyrave që i ishin ngarkuar.

Raportimet nga Korea e Veriut janë thuajse të pamundura për tu konfirmuar në mënyrë të pavarur. Për analistët, eleminimi i një prej njerëzve më të afërt të Kim Jong Un-it nuk bën gje tjetër vecse shton shqetësimin për stabilitetin e Koresë së Veriut.

Hion Jong – Çol ka qënë gjeneral prej vitit 2010, megjithëse nuk dihet shumë rreth tij. U caktua në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes vitin e kaluar.

Prej kohësh ka patur raportime se në Korenë e Veriut po përdorën armët e rënda për ekzekutimin e armiqve të pushtetit, përfshi edhe mortajat.

Lajmi i ekzekutimit të Ministrit të Mbrojtjes vjen disa javë pas ekzekutimit të 15 zyrtarëve të lartë, mes të cilëve dy zëvëndës ministrave që i kishin bërë qendresë politikave të Kim Jong-Un.

Në vitin 2013 ai urdhëroi ekzekutimin e burrit të hallës Çang Song- Thaek, dikur figura e dytë më e rëndësishme në vend.

Tv Klan