Pezullohen La Liga dhe shtyhen ndeshje të Champions

Koronavirusi po paralizon edhe jetën sportive në mbarë botë. La Liga nuk do të zhvillojë ndeshje për 2 javët e ardhshme. Një basketbollist i Real Madrid rezultoi pozitiv në analizën e kryer për Covid-19.

Menjëherë klubi spanjoll mori vendimin dhe për skuadrën e futbollit dhe më pas mori efekt për të gjithë kampionatin. Në Serie A që është pezulluar janë infektuar Daniele Rugani i Juventus dhe Manolo Gabiadini i Sampdoria.

Pas kësaj janë marrë masa për pjesëtarët e këtyre skuadrave përfshi të Inter dhe Verona kundërshtarët në takimet e fundit. UEFA vendosi edhe shtyrjen e përballjeve të Champios League, Manchester City–Real Madrid dhe Juventus–Lyon.

Në vende të tjera të Europës ose është ndaluar kampionati futbollit ose luhet me dyer të mbyllura. Pandemia preku edhe basketbollin. NBA vendosi të ndalojë turneun pasi Rudy Gubert i Utah Jazz rezultoi pozitiv në testin e kryer për koronavirusin. Më pas FIBA vendosi të ndalë të gjithë aktivitetet e saj.

Tv Klan