Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë një sinjal të qartë se mund të jenë kampionët olimpikë në stafetën miske 4×400 metra.

Skuadra amerikane e përbërë nga 2 meshkuj dhe 2 femra vendosën rekordin e ri botëror në këtë garë që në raundin kualifikues.

Koha ishte 3 minuta, 7 sekonda e 41 të qintat. Kjo është 1 sekondë e 39 të qintat më e shpejtë se rekordi i mëparshëm, i mbajtur përsëri nga Shtetet e Bashkuara.

Amerikanët janë kampionët e Botës në fuqi në stafetën miske 4×400 metra. Finalja e kësaj gare do të mbahet sot në mbrëmje në Stade de France.

Tv Klan