“Në Muzeun Historik Kombëtar janë ngritur skelat sërish, por kësaj radhe për investimin më madhor që do të bëhet në këtë institucion, i cili do ta tjetërsojë tërsisht konceptimin e hapësirave të tij.”

Ky investim i cili ka kaluar me shumë diskutime dhe interes, ka hyrë në fazën e parë të tij. Në një përgjigje për Tv Klan, Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës pohon se faza e parë e punimeve është paketimi dhe zhvendosja e objekteve që janë pjesë e ktij institucioni, duke dhënë dhe përgjigjen përfundimtare se çfarë do të ndodhë me to.

“Objektet arkeologjike dhe jo vetëm ato, por të gjitha objektet e tjera të ekspozuara dhe jo të ekspozuara që janë pjesë e fondit muzeor të Muzeut Historik Kombëtar, do të paketohen e zhvendosen brenda ambienteve të MHK, sipas të gjitha standardeve të ruajtjes së objekteve muzeore gjatë kryerjeve të punimeve të ndryshme restaurimi të godinës. Ndërsa në lidhje me projektin e muzealizimit informojmë se është në fazën e diskutimit.”

 “MEKI bën me dije se cilat do të janë fazat e mëtejshme, e që do të nisin pikërisht me forcimin e strukturave mbajtëse të Institucionit dhe rinovimin e fasadës prej guri, dyerve dhe dritareve.”

Në investimin prej 6.4 mln euro, do të përfshihen edhe punime të tjera teknike, që nga izolimi i taracës, punime eletrike dhe ato për mbrojtjen ndaj zjarrit, mobilim dhe muzealizmim. Muzeu u inagurua më 28 tetor 1981 dhe prej 43 vitesh kjo do të jetë ndërhyrja e parë e plotë e këtij godine e cila ruan mbi 6500 objekte.

Tv Klan