“Afishimi i materialeve zgjedhore, vetëm gjatë fushatës”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tërheq vëmendjen Partive Politike që të respektojnë përcaktimet që bën Kodi Zgjedhor sa i përket afishimit të materialeve propagandisitike zgjedhore.

Sipas KQZ-së subjektet politike duhet ti përmbahen respektimi të kërkesave të ligjit dhe të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve.

KQZ sjell në vëmendje se fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve, ndaj dhe kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqërisë civile që të respektojnë këto detyrime ligjore, në mënyrë që të mos cenohet liria e votuesve për të formuar opinionin e tyre neutral, jashtë intervaleve kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor.

Tv Klan