Përbërësit për 5 persona:

1 litër qumësht

5 kokrra vezë

10 lugë gjelle sheqer

Përgatitja:

Marrim 5 enë të vogla metalike dhe u hedhim nga një lugë sheqer. I vendosim në zjarr dërisa të karamelizohet dhe më pas i lemë të ftohen.

Ndërkohë që në një enë rrahim vezët, i shtojmë 5 lugë sheqer dhe i përziejmë mirë. I shtojmë masës qumështin dhe e përziejmë. Më pas e ndajmë masën e përgatitur në enët me karamel. I vendosim në një tavë me ujë të nxehtë dhe i fusim në furrë me temperaturë 180 gradë Celsius.

Kur sipërfaqja e krem karamelit të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë, i mbulojmë enët metalike më letër alumini dhe i lemë në furrë për rreth 45 minuta. Më pas fikim furrën dhe i lemë brenda derisa të ftohen.

Ju bëftë mirë!/

tvklan.al