Gunter Krishbaum, zëdhënësi për çështjet evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag i ka cilësuar si të papranueshme për një vend kandidat për në Bashkimin Evropian aktet e dhunës në protestën e së hënës në Tiranë.

Në një deklaratë për media, ai ka bërë thirrje për distancimin e menjëhershëm të ish-Kryeministrit Sali Berisha nga aktet e dhunshme edhe pse thotë se fatkeqësisht dyshohet se Berisha po i nxit më tej këto protesta.

Deputeti gjerman thotë se në të kaluarën, PD ka qenë e njohur për vlerat e saj evropiane, por tashmë është larguar gjithnjë e më shumë nga këto parime.

Ai thekson se është e domosdoshme që PD-ja të rinovohet dhe të zgjedhë në krye një lider me integritet, në mënyrë që të funksionojë si një opozitë e fortë dhe konstruktive.

Sipas Krishbaum, SPAK është një institucion i pavarur dhe i besueshëm, krijuar nën presionin e BE dhe se akuza ndaj Berishës është serioze.

Sipas tij, në çdo shtet të Bashkimit Evropian, një politikan me akuza të tilla do të ishte në paraburgim dhe jo në arrest shtëpie komod.

“Berisha nuk duhet të paraqitet si viktimë e një procesi të motivuar politikisht, por duhet të përballet me akuzat ndaj tij”, deklaroi Krichbaum.

Tv Klan