Zhurma mbushi sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës sapo kryebashkiaku Erion Veliaj mori fjalën në mbledhjen e kësaj të marte.

Anëtarët e opozitës kërkonin të ishin ata të parët të merrnin fjalën duke mos lejuar Veliajn të prezantonte vendimet që duhet të merrnin miratimin. Për Veliajn, opozita është duke tentuar që me krizën e saj të bllokojë Tiranën.

“Unë e di që ju i kërkoni të gjitha tek unë, edhe qeveri teknike, por nuk e caktoj dot unë. Qeveria teknike krijohet kur ka krizë mazhoranca, jo kur ka krizë opozita. Nuk e bllokoni dot qytetin. E bllokuat dhe dje, një çerek ore zgjati. Nuk e bllokoni dot Tiranën.”

Në një situatë të tillë u miratuan edhe vendimet e parashikuara. Më pas kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi rrjetet sociale për të shpjeguar të gjitha vendimet e marra duke mos i kursyer shigjetimet për opozitën.

“Demokratët janë njerëz normale, nuk janë njerëz të dhunshëm. Këta nuk përfaqësojnë as demokratët dhe as atë që është pjesa e shëndoshë e opozitës që do të bëjë gjëra që i mendon ndryshe.”

Ndër vendimet e miratuara me votat e këshilltarëve të majtë ishte lehtësimi i kredive të buta, nga të cilat përfitojnë 1200 familje, si dhe vendosja e shtatores së Ibrahim Rugovës pranë parkut të liqenit. 

Tv Klan