Lorenc Gordani: Disa biznese do i ndërpresin aktivitetin e tyre përkohësisht, po krijojnë rrugë alternative

Eksperti eksperti për çështjen e energjisë, Lorenc Gordani thotë se konsumatorët do të preken në mënyrë indirekte nga kriza e energjisë. Gordani tha  në “Klan News” se shumë biznese do të detyrohen të ndërpresin aktivitetin e tyre përkohësisht.

Gordani sqaroi dhe skenarin që do të ndiqet për rritjen e çmimeve për vitet e ardhshme.

Eksperti për çështjen e energjisë shprehet se për shkak të krizës së energjisë bizneset kanë zgjedhur rrugë të tjera alternative.

Për Gordanin përdorimi I paneleve diellore do të ishte një nga instrumentet që do të mund të ndihmonte Shqipërinë për tu përballur më lehtë me krizën.

Klan News