Met Gala e vitit 2025 do të ketë kryefjalë njerëzit me ngjyrë.

Vogue ka shpallur tematikën e mbrëmjes më të madhe të modës që do të mbahet më 5 maj 2025 dhe do të quhet “Superfine: Tailoring Black Style.”

Bahskëorganizatorët e ballos VIP do të jenë aktori Colman Domingo, piloti i garave Lewis Hamilton,  reperët A$AP Rocky dhe Pharrell Williams e sigurisht, kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour.

Ylli i Lakers, LeBron James do të jetë anëtar nderi.

Sipas Vogue, balloja në Muzeun Metropolitan të Artit “do të ketë si subjekt shijen e njerëzve me ngjyrë, duke ekzaminuar rëndësinë e veshjeve dhe stilit në formimin e identiteve të njerëzve me ngjyrë në diasporën e Atlantikut”.

Ekspozita do të përmbajë veshje, piktura, fotografi e plot gjëra të tjera që eksplorojnë stilin e paharrueshëm të njerëzve me ngjyrë, që nga shekulli XVIII e deri sot. Dhe ekipi që do të drejtojë gjithçka mblodhi më të mirët.

Lajmi për temën dhe organizatorët e vitit të ardhshëm është pritur shumë mirë në rrjetet sociale.

Vitin e shkuar, Met Gala u fokusua te delikatesa dhe brishtësia e modës me temën “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion.” Në ekspozitë u shfaqën 50 krijime të rëndësishme historike që janë tepër delikate për t’u ripërdorur./tvklan.al