Te Lazio po konsiderojnë rikthimin e Elseid Hysajt në organikë, pas lëndimit të Mauel Lazzari sipas asaj që shkruan gazeta “Il Messaggero”. Mungesa e tij pritet të jetë rreth 1 muaj, duke lënë boshllëk në krahun e djathtë. Mundësi janë edhe Mauric dhe Patric.

Nëse Lazzari zëvendësohet nga Hysaj mund të përfshihet sërish vetëm në janar. Vendimi mbetet i stafit teknik të drejtuar nga Marco Baroni, i cili pak kohë më parë e la jashtë listës si për Serie A dhe për kupat e Europës.

Klubi në verë e nxori në shitje Elseid Hysajn, por nuk pati lëvizje, duke e larguar nga ekipi i parë. Hysaj është ndër më të paguarit te Lazio me rreth 2 milionë euro në sezon. Ai është nën kontratë me klubin kryeqytetas deri në 30 qershor të 2026. Elseid Hysaj mbërriti te Lazio në verën e 2021.

Tv Klan